Juventus shikon nga larg teksa Milan dhe Calhanoglu nuk arrijnë marrëveshje!

AC Milan dhe Hakan Calhanoglu kanë rënë dakord për të zhvilluar bisedime për rinovimin e kontratës mirëpo arritja e një marrëveshjeje mes tyre duket akoma larg të ndodhë.

Mbrëmë Paolo Maldini konfirmoi që skuadra e tij ka dëshirë që të arrijë një marrëveshje të re me mesfushorin turk duke insistuar që futbollisti është i qetë duke marrë parasysh faktin që nuk kanë arritur marrëveshje deri më tani.

E gjithë këtë situatë nga afër po e përcjellë skuadra e Juventusit e cila po mendon për transferimin e tij në qoftë se kuqezinjtë nuk arrijnë një marrëveshje të re me turkun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here