Milan mund të ketë triumfuar 1-3 në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Napolit mirëpo një gjë e tillë nuk kaloi pa pasoja për skuadrën e Piolit.
Kjo pasi sulmuesi kryesor i saj, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një dëmtim jo të vogël.
Siç mësojmë nga kampi i kuqezinjëve suedezi pritet që të mbetet jashtë fushës së blertë 3-4 javë.