Trajneri i Bayernit, Jup Heynckes ka demantuar zërat për largimin e Lewandowskit në fund të sezonit.
Ditëve të fundit në mediat spanjolle, po shkruhet se pas këtij sezoni për tu harruar për Realin, Perez do të sjellë disa përforcime në merkaton e verës, mes tyre Lewandowski.
Në një intervistë për mediat gjermane, Heynckes ka thënë se polaku do të mbetet te Bayerni.
“Edhe po të dija diçka rreth transferimit, nuk do të thoja asgjë. I njoh mediat spanjolle dhe e di se ka shumë spekulime. Për këtë shkak besoj se Lewandowski do të mbetet në skuadër edhe për dy tri vite të tjera”, ka deklaruar Heynckes.