Arsenal dhe Manchester United po mendojnë që gjatë kësaj vere të transferojnë mbrojtësin e Borussia Dortmund Sokratis Papastathopoulos, raporton Gazzetta dello Sport.
Kontrata e mbrojtësit grek skadon sezonin e ardhshëm dhe të dy klubet angleze po kërkojnë që të paguajnë një çmim më të ulët për 29 vjeçarin.
Gjithashtu në garë për Sokratis është edhe skuadra e Juventusit e cila kërkon të përforcojë repartin mbrojtës.