Policia britanike po i heton kërcënimet drejt gjyqtarit Michael Oliver, i cili është në qendër të vëmendjes pas penalltisë së akorduar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Oliver në minutën e 3-të shtesë të ndeshjes akordoi penallti për Realin, kurse Ronaldo shënoi nga pika e bardhë për kualifikimin e Realit.
Gjyqtari anglez morri kritika nga i gjithë opinioni futbollistik, mirëpo sipas mediave situata ka eskaluar edhe më shumë. Mediat angleze bëjnë të ditur se gruaja e Oliver është kërcënuar me vdekje.
Përveç kërcënimeve në telefon, tifozë të revoltuar janë mbledhur para shtëpisë së tyre duke i ofenduar ata.