Kryesia e klubit ka gjetur trajnerin e ri, mirëpo fansave të Arsenalit nuk do ti pëlqejë fakti se gjithëçka është në duart e Wengerit.
Sipas mediave angleze, Arsene Wenger nuk do të largohet nga klubi edhe nëse nuk e fiton Europa League.
Francezi ka marrë garancë nga kryesia e klubit se do të qëndrojë edhe për një vit tjetër në skuadër edhe nëse nuk e fiton Europa League. Francezi nuk do të shkarkohet para se kontrata e tij me Topxhinjtë të mbarojë.
Në rast se ndodh e kundërta atëherë zëvendësuesi i Wengerit do të jetë ish lojtari i skuadrës.
Bëhet fjalë për Patrick Vieira pasiqë ai më herët ka qenë kapiten i Arsenalit dhe sipas kryesisë së klubit ai do të ishte zëvendësuesi ideal.