Ish lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit, Emmanuel Petit ka deklaruar se është penduar për transferimin e tij nga Arsenali te skuadra e Barcelonës.
Petit në vitin 2000 u transferua nga Arsenali në Nou Camp për 14 milionë euro.
“Gjëja e vetme për të cilën jam penduar është momenti kur jam transferuar nga Arsenali te Barcelona. Kur arrita atje, askush nuk më përshëndeti. Skuadra ishte e ndarë në tri grupe-Katalanas, holandez dhe të tjerë. Menjëherë e pashë se nuk ka atmosferë skuadre”, ka deklaruar Petit.
Barcelona në atë sezonë përfundoi në pozitën e katërt, kurse Petit shënoi 1 gol në 23 ndeshje.