Fellaini drejt largimit nga Manchester United

Tabloidi britanik “Express Sport” ka mësuar në mënyrë eksluzive se Marouane Fellaini nuk ka asnjë qëllim që të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester United.

Kontrata aktuale e Marouane Fellaini me “Djajtë e Kuq” skadon në verën e ardhshme dhe ai nuk dëshiron të qëndojë më gjatë në “Old Trafford”. Futbollisti i përfaqësueses belge ka refuzuar një ofertë të mbërritur nga klubi, pavarësisht se trajneri Jose Mourinho kërkon nga klubi rinovimin me çdo kusht të Fellaini.

“Express Sport” ka mësuar se belgu ka nisur tashmë kërkimin për një tjetër skuadër, pavarësisht nëse largohet në janar ose në fund të sezonit. Madje një burim i sigurtë pranë futbollistit 30-vjeçar ka konfirmuar se mesfushori i United ka marrë tashmë një ofertë të parë nga Kina.

Fellaini duke festuar

Sipas raportimeve mësohet se United i ka mbyllur derën largimit të Fellaini në merkaton e janarit, por belgu do të largohet me kosto zero në fund të sezonit, e për më tepër i lejohet që të nisë negociatat me klube të tjera që me çeljen e merkatos së janarit. “Fellaini nuk do ta rinovojë kontratën.

Manchester United do të ketë fjalën finale në lidhje me këtë çështje, por ai ka marrë tashmë një ofertë nga Kina dhe mund të largohet për më shumë para”, deklaroi burimi për “Express Sport”. Veç pistës kineze, Fellaini është lakuar edhe për një transferim të mundshëm në Turqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here