Sipas së përditshmes gjermane Bild, Arsenal përsëri do të përforcohet nga rradhët e Borussia Dortmund.
Bild ka bërë të ditur se Arsenali është e interesuar për mbrojtësin e Milionerëve, Sokratis Papastathopoulos.
Përveç Arsenalit interesim për grekun kanë treguar edhe Chelsea, Manchester United dhe Juventus. Sipas Bild Arsenali është në përparësi për firmën e mbrojtësit për shkak se te Arseanli punon Sven Milsintat, i cili ka qenë skaut te Dortmundi.
Bild gjithashtu bën të ditur se Borussia nuk do ta zyrtarizojë largimin e Sokratis pa e siguruar vendin në Ligën e Kampionëve.