Liverpool mbrëm pësoi humbje nga Roma 4-2 në Olimpico mirëpo kjo ishte e mjaftueshme që ata të kualifikohen në finalen e Kievit.
Menaxheri i The Reds nuk mund ta fshihte gëzimin për kualifikimin e skuadrës së tij në finale, por e pranoi se skuadra e tij ka pasur fat.
“Ishte një ndeshje emocionuese. E di se kishim fat. E kishim rezultatin që na konvenonte, kishim epërsi prej 1-2. Megjithatë nuk i shfrytëzuam hapësirat që na dha Roma dhe e humbëm ndeshjen. Këta djem e merituan kualifikimin”, ka deklaruar Klopp pas ndeshjes.