Marrëdhënia mes Neymarit dhe PSG është ftohur mjaftë pas lëndimit të brazilianit.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm ta shfrytëzojë një situatë të tillë.
Madrilenët e shohin Neymarin si zëvendësuesin ideal të Cristiano Ronaldos, kurse sipas mediave braziliani ka filluar bisedimet me Los Blancos, kurse klubi Parizien kërkon 260 milionë euro për lirimin e tij.
Për momentin Neymar gjendet në Paris ku po i kryen përgatitjet e fundit para se të rikthehet plotësisht në fushë në Botërorin e Rusisë.