Asgjë nga transferimi i Salah te Barcelona

Menaxheri i Mohamed Salah ka mohuar zërat e mediave rreth transferimit të egjiptianit te Barcelona.

E përditshmja spanjolle AS dje publikoi një lajm ku shkruante se menaxheri i Salah, Rami Abas ja ka ofruar Salahun Barcelonës.

“Një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur”, shkruan Abas në Twitter.

Salah pati një sezon fantastik me Liverpoolin duke shënuar 42 gola në të gjitha kompeticionet dhe shumë gjigantë europian janë të interesuar për shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here