Sipas mediave italiane, Radja Nainggolan është pranë transferimit te rradhët e Interit.
Mediat italiane shkruajnë se Nainggolan ka arritur akord me Neroaxurët. Për momentin po zhvillohen bisedimet mes klubeve, kurse Interi për shërbimet e belgut ka ofruar 30 milionë euro.
Roma ka kërkuar më shumë, mirëpo sipas të gjitha gjasave transferimi do të kushtojë 35 milionë euro.
Transferimi i Nainggolanit është prioritet për Spallettin, i cili me Interin e tij do të luajnë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.