“Marca”: Kalinic në La Liga

Nikola Kalinic do të largohet nga Milan. Sulmuesi kroat është nxjerrë në shitje nga klubi italian, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në La Ligë.

Sevilla ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Por, Milan nuk dëshiron formulën e huazimit dhe dëshiron ta shesë Kalinicin për të financuar blerje të reja në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here