Përfaqësuesja e Francës e cila është favorite për ta fituar Kupën e Botës, dje u mundua mjfatë kundër Australisë dhe arriti deri te fitorja e parë me rezultatin 2-1.
Franca te goli i parë erdhi me anë të teknologjisë VAR, e cila akordoi penallti për Gjelat kurse Griezmann ishte i saktë nga pika e bardhë. Francezët erdhën te fitorja me anë të teknologjisë së golit, ku pas një akcioni të Pogbas u akordua gol.
Goli fillimisht i takoi Pogbas, mirëpo sot FIFA ka bërë të ditur se ka qenë autogol.
Autogoli i takon Aziz Behich.