Atletico Madrid është në prag të kualifikimit në fazën e 1/4 në Copa del Rey pasiqë dje regjistroi fitoren e bindshme 4-0 ndaj Leidas.
Të rikthyerit Costa iu deshën vetëm pesë minuta që të regjistrohet në listën e golashënuesve. Ai u fut në lojë në minutën e 64 dhe shënoi në minutën e 69-të për 0-3.
Në listën e golashënuesve ishte edhe Diego Godin dhe Fernando Torres kurse golin e fundit e shënoi Griezmann.
Ndeshja kthyese në “Vanda Metropolitano” do të luhet me 9-të janar.