Borussia e Dortmundit sot e ka prezantuar transferimin e parë në këtë merkato verore.
Bëhet fjalë për Abdu Diallo.
Diallo u transferua në Iduna Park nga skuadra e Mainz për 30 milionë euro.
Diallo ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare ndërsa verën e kaluar Mainz e bleu atë nga Monaco për 5 milionë euro, mirëpo ai bëri paraqitje fantastike në Bundesliga.
Diallo është mesfushorë dhe sezonin e kaluar shënoi 3 gola për Mainz.