Ajo që ishte paralajmëruar ditëve të kaluara sot është konfirmuar.
UEFA ka dënuar Milanin për thyerjen e rregullave të Fair Playt Financiarë.
UEFA sot zyrtarisht e konfirmoi dënimin për Rosonerët duke bërë të ditur se suspendimi nga garat europiane do të zgjasë një vit dhe do të zgjasë për dy sezone (2018/19-2019/20).
Nga ana tjetër Milani ka bërë të ditur se do të bëjë ankesë për vendimin e UEFA-s dhe nga CAS në Lozanë pritet që vendimi i UEFA-s të konfirmohet ose të ulet.