Argjentina nuk arriti të kualifikohet në 1/4 e finales, pasiqë u mposhtën nga Franca me rezultatin 4-3.
Gauçozët mbetën me duarbosh nga ky Botëror, ndërsa Franca do ta presë kundërshtarin e rradhës nga ndeshja Uruguai-Portugali.
Siç është paralajmëruar disa yje do të largohen nga përfaqësuesja e Argjentinës, ndërsa Mascherano është i pari.
“Këtu merr fund ëndërra. Të gjithë shpresonim se do të arrinim në finale, por tani mbetem vetëm tifoz i Argjentinës. Shpresoj se lojtarët e tjerë do të kenë sukses në të ardhmen”, ka deklaruar Mascherano pas ndeshjes.