Duket se e ardhmja e Alisson do të jetë në Premier League.
Edhe pse sipas spekulimeve Alisson ka arritur marrëveshje me Realin, duket se braziliani mund ta pranojë ofertën e Liverpoolit.
Sipas La Gazzetta Dello Sport, The Reds i kanë ofruar Romës 60 milionë euro për Alisson dhe 5 milionë euro në formë të bonuseve.
Për ta bindur brazilianin, Klopp i ka ofruar Alissonit kontratë 5 vjeçare ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, shifër kjo shumë më e lartë se ajo që ka ofruar Madrilenët.
Mbetet ta shohim vendimin e brazilianit.