Transfermarket: Kjo është skuadra më e shtrenjtë

Sa kushton një futbollist është pyetje e diskutueshme, por ashtu si në për çdo send tjetër, çmimin e rregullon tregu.

Ndonjë çmim objektiv e vendos edhe “Transfermarkt”, e cila në fillim të vitit vendosi çmime të reja të gjithë futbollistëve.

Transfermarkt zgjodhi formacionin me tre mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues.

Interesante është se në sulm nuk gjendet Ronaldo por Messi (180 milionë), Neymar (150 milionë) dhe Kane (120 milionë).

Mesfushori më i shtrenjtë konsiderohet Kevin de Bruyne (110 milionë), kurse pas tij vijnë Coutinho dhe Pogba me nga (90 milionë) dhe Toni Kroos me (80 milionë).

Virgin van Dijk është vlerësuar me (50 milionë) kurse Hummels dhe Stones (40 milionë).

Në portë qendron De Gea (50 milionë).

Kjo skuadër bashk kushton 1 miliardë euro.

Skuadra më e shtrenjtë sipas Transfermarkt

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here