Siç transmetojnë mediat spanjolle, Thiabaut Courtois është pranë transferimit te Real Madridi.
Prioriteti i Madrilenëve për merkaton e verës ka qenë transferimi i një portjeri cilësorë dhe zgjedhja është Courtois.
Belgu u shpall portjeri më i mirë në Botërorin e Rusisë. Courtois refuzoi rinovimin e kontratës me Blutë e Londrës dhe Chelsea janë të detyruar ta shesin atë.
Transferimi i Courtois pritet që të kompletohet ditëve në vijim, ndërsa Los Blancos për kartonin e belgut do të paguajnë 35 milionë euro.
BREAKING: Chelsea and Real Madrid have agreed a €35M fee for Thibaut Courtois. pic.twitter.com/OyPTeqfQJs
— Transfer News Live (@TransfersLlVE) July 17, 2018