Iker Casillas iu është vënë përsëri në mbrojtje portierit të Liverpoolit, Loris Kariusit, duke e postuar një video me gabimet e tij që i ka bërë si portier.
Në video e postuar nga Casillasi në rrjetin e tij social në Twitter ka shkruar: “Mbrapa secilit prej nesh, është një person. Le ta ngrit dorën ai që nuk ka bërë asnjëherë gabime. Mësimi nga gabimet na bënë më të fortë ndërsa pranimi i tyre na bënë më njerëzor”.
Portieri gjerman i ka bërë disa gafa gjatë stinorit të kaluar me Liverpoolin, duke mos harruar ato në finalen e Ligës së Kampionëve ku pësuan humbje nga Real Madridi me rezultatin 3-1.
Shumë tifozë të futbollit kanë reaguar ashpër me komente të ndryshme për gabimet që i ka bërë Kariusi. Shaka të ndryshme kanë qarkulluar në rrjetet sociale për të, kjo ka bërë që legjenda e Real Madridi t’i vihet në mbrojtje atij, dhe iu është drejtuar atyre që e kanë kritikuar Kariusin, duke iu thënë që ta lënë të qetë.
Detrás de cada uno de nosotros, hay una persona. Que levante la mano quien no haya fallado alguna vez. Aprender de nuestros errores nos hará más fuertes y aceptarlos más humanos. #yotambienfallo pic.twitter.com/jwLOdicfTh
— Iker Casillas (@IkerCasillas) July 24, 2018