Atletico Madrid merr falas sulmuesin ,Gelson Martins

Gelson Martins është zyrtarisht lojtari më i ri i Atletico Madrid. Sulmuesi anësor, i lindur në Kepin e Gjelbër ka qenë pjesë e akademisë së Sporting Lisbonës, por kaosi që përfshiu klubin portugez në fund të sezonit, bëri që Gelson të jetë i vendosur për t’u larguar nga klubi.

Kujtojmë që lojtarët e Sporting u dhunuan nga tifozët e klubit, për këtë Gelson kërkoi në UEFA që të largohet nga klubi me të cilin kishte kontratë dhe organi më i lartë i futbollit në Evropë e miratoi kërkesën e tij.

Çështjen nga afër kishte kohë që e ndiqte Atleico Madrid, të cilit kishin arritur marrëveshjen me lojtarin, dhe tashmë që UEFA dha “OK”, klubi nga Madridi zyrtarizoi 23-vjeçarin, për më tepër me kosto 0, edhe pse në treg vlera e kartonit të tij shkon deri në 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here