Ky mund të jetë ekipi i ri i Cavanit

Edinson Cavani mund të largohet nga Paris Saint-Germain, duke u transferuar në La Ligë.

Emri i Edinson Cavanit po përflitet gjithnjë e më shumë në ambjentet e Reali të Madridit.

Sulmuesi i PSG është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për klubin parizien, madje edhe një ndër më të preferuarit e presidentit Naser Al-Khelaifi dhe njerëzit e tij të besuar, kjo për shkak të profesionalizmit të Cavanit dhe efikasitetit të tij në fushën e blertë.

Pavarësisht dëshirës së realit për të siguruar shërbimet e njërit mes Neymar dhe Mbappe gjë që duket e vështirë dhe ndoshta totalisht e pamundur, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për El Matador.

Pavarësisht vlerësim që ka sheiku i klubit parizien për Cavanin ai është i gatshëm të ulet në bisedime me klubin Los Blancos, kjo edhe për faktin se reparti i avancuar është në duar të sigurta me dyshen Neymar-Mbappe.

Uruguaiani ka një kontratë me kampionët e Francës që skadon në 2020-ën dhe për ta lënë të lirë atë, PSG kërkon 100 milionë. Një shumë disi e lartë duke patur parasysh edhe moshën e sulmuesit, i cili është 31-vjeç,

Sidoqoftë për këtë pjesë mes palëve mund të gjëndet akordi për një shumë më të vogël, gjithashtu falë edhe dëshirës së Cavanit i cili duket se e dëshiron kalimin tek mbretërorët edhe pse paga e tij nga 12 milionë euro që merr tek parizienët mund të reduktohet ndjeshëm. Në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe një takim mes palëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here