Hije të tjera dyshimi shtohet me caktimin e Kupës së Botës 2022 në Katar.
Këtë herë vendi aziatik është sulmuar nga Sunday Times, që zotëron dokumente që tregojnë se si komiteti promovues i kësaj veprimtarie ka nxjerrë bërrylat ndaj kandidaturave rivale në vitin 2010.
Në veçanti, Katari ka punësuar një shoqëri komunikimi amerikane, e quajtur Brown Lloyd Jones, që sot e ka ndërtuar emrin në BLJ Worldwideed dhe ish-agjentë të CIA për të kompromentuar garën e kundërshtarëve, në veçanti SHBA dhe Australia.
Në këtë mënyrë është përdorur një strategji komunikimi për të dhënë përshtypjen se vendet e tjera nuk do të kishin mbështetjen e drejtuesve të futbollit botëror dhe të njerëzve në shtetet përkatëse, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e vëna nga FIFA për procesin e kandidaturave.
Nga Doha vjen menjëherë përgënjeshtrimi i këtyre akuzave: “Ka pasur një hetim dhe i kemi vënë në dispozicion hetuesve të gjitha informacionet në lidhje kandidaturën tonë. Prokurori Michael Garcia pati të gjithë ndihmën tonë dhe nuk gjeti shkelje, sepse kemi ndjekur të gjitha normalet e FIFA-s.”