Zhvillime të reja rreth të ardhmes së Steven Nzonzit.
“Sky Sport” raporton që Sevilla ka refuzuar një ofertë në ditët e fundit nga Premierliga.
Në anën tjetër, andaluzianët nuk e kanë grumbulluar Nzonzin për miqësoren e radhës para-sezonale.
Kësisoj, kampioni i botës me Francën ndodhet pranë kalimit te Roma.
Verdhekuqët pritet ta transferojnë atë për 35 milionë euro.