Një e re e madhe për futbollin spanjoll.
La Liga ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje me kompaninë Relevant për zhvillimin dhe shpërndarjen e futbollit spanjoll në Amerikën e Veriore.
Kjo marrëveshja do të thotë që në harkun e 15 viteve të ardhshme, të paktën një ndeshje në vit, e Realit ose e Barcelonës, do të luhet në SHBA ose në Kanaa.
Relevant, themelues i International Champions Cup, ka firmosur dje marrëveshjen me Javier Tebas, presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit.