Demagoj Vida pritet të largohet nga Besiktas.
“France Football” raporton se mbrojtësi kroat ka zgjuar interesim nga Monaco.
Vida mund të nënshkruajë me klubin e njohur nga Ligue 1 në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Ai shkëlqeu në Kampionatin botëror 2018 me Kroacinë duke luajtur rol të rëndësishëm në rrugëtimin drejt finales.
Besiktas kërkon 17 milionë euro për shitjen e Vidas te Monaco.