Salah dhe Kane i kanë thënë JO Real Madridit

Golashënuesit më të mirë në Premier League, Mohamed Salah dhe Harry Kane nuk kanë pranuar që të transferohen te Real Madridi gjatë kësaj merkatoje, transmetojnë mediat spanjolle.

Sipas El Pais, Madrilenët nëpërmjet përfaqësuesve të tyre kanë kontaktuar dy futbollistët, mirëpo asnjëri nga ata nuk ka treguar interesim për tu transferuar te Reali.

Salah ka vendosur ta rinovojë kontratën me Liverpoolin, ndërsa Kane nuk është në shitje.

Dy lojtarët e tjerë të preferuar të Realit, Neymar dhe Mbappe janë një mision i vështirë, pasiqë PSG do të refuzojë çdo ofertë për yjet e saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here