Transferimi i Cristiano Ronaldos e ka befasuar Trezeguet

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, e ka pranuar se transferimi i Cristiano Ronaldos e ka befasuar atë.

Ronaldo u bashkua me Juven këtë verë nga Real Madrid në një rekord të klubit prej një shifre totale prej 112 milionë euro.

Transferimi i yllit portugez ka befasuar jo pak sportdashës dhe njëri nga ta është edhe ish-sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Trezeguet.

“A e prisja transferimin e tij? Sinqerisht, ishte një goditje mjaft e habitshme”, ka thënë fillimisht sulmuesi i Juventusit.

“Klubi është gjithnjë i vëmendshëm, ka bërë disa blerje të vlefshme, por kjo është unike”.

“U impresionova edhe nga gatishmëria e tij për t’u transferuar, një sinjal i rëndësishëm për klubin”.

“A mund të mposht rekordin tim (171 gola në 10 sezone me Juventusin)? Nuk ka problem, do të isha krenar”, përfundoi Trezeguet.

Ndryshe, Ronaldo tashmë ka zhvilluar dy ndeshje në Serie A me Bianconerët, por pa arritur të gjej rrugën e rrjetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here