Ndodh edhe kjo: Anulohet ndeshja Real Sociedad-Barcelona?

La Liga do të dërgojë ekspertë teknik për të ekzaminuar situatën në stadiumin e Real Sociedad.

Real Sociedad do të përballet me Barcelonën me 15 shtator, por punimet në Anoeta nuk kanë përfunduar ende.

Ekspertët teknik pritet që ta inspektojnë stadiumin dhe do të vendosin se a mund të zhvillohet ndeshja mes Baskëve dhe Katalansve.

Në rast se stadiumi nuk e kalon inspektimin me sukses, atëherë ndeshja Sociedad-Barcelona do të anulohet, ndërsa Baskët do të kenë kohë 12 ditë për të gjetur një zgjidhje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here