Çështja Modric-Inter, FIFA merr vendimin përfundimtar

Nuk do të ketë hetim nga FIFA kundër Interit për rastin Luka Modric. FIFA ka konfirmuar, përmes një letre dërguar klubit italian dhe gjithashtu Real Madridit se nuk do të ketë ndjekje të hetime paraprake.

Institucioni kryesor i futbollit botëror ka sqaruar se nuk ekzistojnë elementet e duhur për të hapur një hetim ndaj Interit, ku kanë nënvizuar që zikaltërit nuk e kane thyer aspak artikullin 18 të rregullores së merkatos. FIFA i ka cilësuar si “të pabazuara në fakte” akuzat e klubit madrilen.

Ky vendim ka ardhur pasi janë dëgjuar të gjitha palët e përfshira në këtë çështje. Në këtë mënyrë Inter del e pafajshme dhe shpëton nga sanksionet e rënda, të parashikuara nga FIFA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here