Një lajm interesant ka filluar të qarkullojë në mediat angleze pasi që lajmi i botuar nga Evening Standard tërhoqi vëmendje.
Wenger arriti që të shpëtojë verën e kaluar edhe pse fansat kërkonin largimin e tij, përkundër kësaj ai nënshkruajti kontratë dy vjeçare me Arsenalin.
Arsenal përsëri nuk po luan mirë këtë sezonë dhe largimi i Wenger është përsëri tema kryesore.
“Standard” sipas burimeve të saja bënë të ditur se kryesia e Arsenalit asnjëherë nuk ka menduar më seriozisht për largimin e Wengerit nga stoli në rast se nuk arrin rezultatet e duhura deri në fund të sezonit dhe se kryesia e ka gjetur pasuesin e tij e ai do të jetë Carlo Ancelotti.
Qetësia e Ancelottit mund të jetë ajo që do ta dërgojë Arsenalin në rrugën e duhur, kjo është edhe arsyeja përse kryesia ka zgjedhur Italianin.
Interesant është fakti se Ancelotti pas shkarkimit të tij do të zhvendoset në Londër ku do të jetojë me familjen e tij.