Barcelona është skuadra e parë që do të luajë në SHBA, ka marrë një ofertë që nuk refuzohet!

La Liga ndaj kërcënimeve të lojtarëve se do ti bojkotojnë ndeshjet në SHBA, i është kundërpëgjigjur me një ofertë e cila nuk mund të refuzohet.

E përditshmja Katalanase, SPORT sot jo vetëm që ka konfirmuar se ndeshja e parë e La Ligas në SHBA, do të jetë derbi Katalanas mes Gironës dhe Barcelonës, por ka zbuluar edhe ofertën.

Ndeshja do të zhvillohet në Hard Rock në Miami.

Tifozët e Gironës të cilët kanë anëtarësi vjetore, do tju ofrohen 1500 bileta falas dhe akomodim falas në hotel.

Tifozët e interesuar për këtë ndeshje do të duhet të depozitojnë 600 dollarë, mirëpo kjo shumë do t’iu kthehet atyre, pas rikthimit nga SHBA.

Gjithashtu Girona do të përfitojë 4 milionë euro në rast se ndeshja zhvillohet në SHBA.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here