Thyen ëndrrat e Juventusit, lojtari i jep goditjen e madhe

Marcelo ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me qëndrimin e tij, apo një largim të mundshëm te skuadra e Real Madrid-it. Mbrojtësi i krahut të majtë sqaron se nuk do të largohet nga Madridi.

“Qëndrimi im? Është një argument që nuk duhet përfolur. Jam shumë i lumtur nga Real Madrid, është shtëpia ime dhe kam shumë vite të tjera kontratë. Mbetet gjithmonë klubi më i mirë në botë dhe do të kem dëshirë gjithmonë që të luaj në klubin më të mirë në botë.

“Dua të luaj për shumë vite në Madrid. E kam mendjen e qetë dhe dua të vazhdoj. Shumë persona të fshehur pas rrjeteve sociale flasin për çudira për të krijuar gjëra që nuk ekzistojnë. Jam i ekzaltuar njëlloj sikur të isha 18 vjeç. Qëndroj këtu deri në fund”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here