Barcelona ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen, edhe pse merkato sapo është mbyllur.
Skuadra blaugrana ka vendosur të largojë portierin e dytë Cillessen dhe të gjejë një alternativë sa më të mirë të jetë e mundur për gjermanin Marc-Andre Ter Stegen.
Numri 12 i Barcelonës do të jetë një pozicion bosh në verën e ardhshme dhe kjo është arsyeja përse kanë nisur kontaktet me Jeroen Zoet.
Portieri i PSV Eindhoven, 27 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin holandez. Ai kushton rreth 15 milionë euro.