Sime Vrsaljko e ka pranuar se i duhet të ulet dhe të bisedojë me Interin dhe doktorët për lëndimin në gju, me të cilin thotë se është përballur qysh prej Kupës së Botës.
Mbrojtësi i djathtë u largua duke çaluar pas vetëm 20 minutave lojë në humbjen turpëruese të Kroacisë 6-0 kundër Spanjës mbrëmë në Ligën e Kombeve, në Elche, transmeton Express.
Raportohet se ai i ka lënduar ligamentet në gjurin e majtë.
“Ndjeva një të therur. Jam mirë, por është një problem që e kam që prej Kupës së Botës dhe më duhet të zgjidh”, tha Vrsaljko.
“Më duhet të flas me klubin dhe doktorët”