Barcelona ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme ndaj Real Sociedadit, të cilët i ka mposhtur në udhëtim me rezultat 1-2.
Ekipi i drejtuar nga Ernesto Valverde ka fituar edhe takimin e javës së katërt në La Liga duke marrë maksimumin e pikëve deri më tani.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi mysafirëve katalunas, por ishin vetëm vendasit të cilët shënuan për 1-0 me anë të Aritz Elustondo (12′).
Në pjesën e dytë, Blaugranët arritën të kthehen në lojë dhe pas sulmeve të shumta arritën të gjejnë edhe dy gola.
Ishte sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 63-të për golin e barazimit 1-1.
Pas këtij goli, Barcelona u trimërua më shumë dhe pas vetëm tre minutave shënoi me anë të Ousmane Dembeles për 1-2 dhe ky doli të jetë rezultat përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, klubi nga Camp Nou arritën në kuotën e 12 pikëve dhe është lider, ndërsa baskët renditën në pozitën e 10-të me katër pikë.
Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin në shtëpi Gironan, ndërsa Sociedadi udhëton te Huesca.
Dembele ?#RealSociedadBarça pic.twitter.com/1GT9eEgaqf
— MSN47 #Infinit8Iniesta (@MSN475) September 15, 2018