Milan nuk ka arritur të rrëmbej më shumë se një pikë në udhëtimin e mbrëmshëm në Cagliari.
Pjesa e parë ishte një “horror” për “Rosonerët”, të cilët dukeshin tejet të pa koncentruar në fushë.
Ata pësuan gol qysh në minutën e 4’ të takimit, për të arritur vetëm një barazim, me golin e shënuar nga Gonzalo Higuain në minutën e 55’.
Trajneri Gennaro Gattuso është shprehur tejet i pakënaqur pas lojes.
“Starti i ndeshjes është një problem që ne duhet ta zgjidhim. 20 minutat e para ishim për të ardhur keq.
Nëse shkojmë 2 gola në disavantazh nuk kemi shance të kthehemi” ka thënë trajneri.
Më tej ai ka shtuar: “Më vjen të qesh kur njerëzit thonë se jemi klubi i dytë apo i tretë më i mirë në Itali”.
Milan grumbullon vetëm katër pikë pas tri ndeshjeve të luajtura