Barcelona i premtoi kontratë të re, ndërsa tani nuk mban premtimin: Ivan Rakitic drejt largimit?

Gjatë merkatos së verës spekulohej se Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona, mirëpo kroati vendosi të qëndrojë në Camp Nou.

Interesim për Rakitic treguan PSG dhe Bayerni i Munichut.

Barcelona nga ana tjetër i premtoi kontratë të re dhe pagë më të lartë, ndërsa kroati vendosi të qëndrojë në Camp Nou.

Mirëpo nga deklarata e fundit e presidentit të Barcelonës, Bartomeu, Rakitic duhet të jetë mesiguri i pakënaqur.

“Në sezonin aktual nuk mund ta plotësojmë kërkesën e Rakitic për rinovimin e kontratës. Sezonin e ardhshëm do të bëjmë llogari të reja, gjithçka varet nga të ardhurat”, ka deklaruar Bartomeu.

Mbetet ta shohim reagimin e Rakitic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here