Barça synon dy mesfushorët më të fortë në botë

Merkato është mbyllur, por janari vjen shpejt dhe skuadra e Barcelonës ka bëri që tani planet për përforcimet që do të kryejë në janar edhe pse yjet te skuadra “blaugrana” nuk mungojnë. Sipas të përditshmes “El Mundo Deportivo”, në shënjestrën e skuadrës së trajnerit Valverde janë dy mesfushorët kampionë bote Adrien Rabiot dhe Paul Pogba. I pari luan me skuadrën e PSG-së, ndërsa i dyti me Manchester United, dy objektiva të vështirë për t’u arritur.

Emri i Pogba si objektiv i Barçës është përfolur për kohësh, madje këtë verë u mendua se transferimi do të ndodhte, por në fund ai qëndroi në Manchester. Por Pogba pëlqehet edhe nga Juventusi, që kërkon ta rikthejë në Torino. Por edhe Rabiot është një objektiv i vështirë për t’u arritur edhe pse Barcelona synon ta bindë duke e paguar 10 milionë euro në sezon.

Kontrata e Rabiot skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndaj transferimi i tij në janar është më i lehtë, pasi rezikon  të largohet me parametrin zero në fund të këtij sezoni. Por për mesfushorin është vënë në garë edhe Milani, që kërkon të përfitojë nga ndëhyrja e Leonardo për ta sjellë në Milanello.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here