Asensio nuk e ka dëshiruar aspak numrin 7-të, spanjolli zbulon se cilin numër do të dëshironte ta mbante

Marco Asensio mbrëm i solli fitoren Realit ndaj Espanyolit dhe është e qartë se spanjolli do të fitojë më shumë hapsira në formacionin e Lopetegui.

Asensio vlerësohet si njëri nga lojtarët me perspektivë të madhe në Europë.

Pas largimit të Ronaldos, të gjithë tifozët dëshironin që Asensio ta mbartë fanellën me numrin 7-të, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe fanellën me numrin 7-të e morri  Mariano Diaz.

Numri 7-të nuk më është ofruar. Numri 10-të është numri im i preferuar, por tani është në duar të sigurta, pasiqë Luka Modric është një lojtarë i shkëlqyeshëm. Shpresoj se në të ardhmen unë do ta mbartë fanellën me numrin 10-të, ka deklaruar Asensio.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here