Presidenti i skuadrës Daniel Levy insistoi se skuadra e tij synim e ka mbajtjen e lojtarëve më cilësorë të saj dhe nuk ka ndërmend të privohet prej tyre.
Golashënuesi i vitit 2017 Harry Kane dhe Dele Alli janë kthyer në objektivet kryesore të skuadrave më të mëdha europiane të cilat janë të gatshme të ofrojnë shuma të majme parash, por presidentin Levy nuk do ta josh asnjë ofertë.
Daniel Levy ka theksuar se Tottenhami nuk ka probleme financiare dhe për atë arsye nuk ka nevojë të shesë asnjë prej lojtarëve të saj.
“Jam 100% i bindur se çdo lojtarë cilësor që kemi do ta mbajmë, madje edhe sezonin tjetër. Në janar është gjithmonë nëj treg i vështirë, por nëse trajneri Pocchetino mendon se mund të përmirësojë ekipin, ne do ta ndihmojmë”, tha Daniel Levy.