Milan luajti mbrëmë kundër Atalantës në San Siro dhe arriti të nxjerr një rezultat zhgënjyes, duke barazuar 2:2.
Gonzalo Higuain dhe Giacomo Bonaventura shënuan golat për rossoneri, por Rigoni e lidhi lojën deri vonë për t’i dhënë Atalantës një pikë.
Ishte me siguri një rezultat zhgënjyes për Milanin dhe këtë e shehri edhe trajneri i Milanit, Gattus.
“Ne mund të japim shumë më shumë. Ne luajtëm gjysmën e parë të ndeshjes shumë mirë, por pastaj ramë në gjumë, por e ardhmja e afërt është e sigurt”, është shprehur Gattuso.
Pas rezultateve zhgënjyese Milani po mendon që të forcojë ekipin me transfero të reja.
Sipas raporteve të fundit italiane që janë konfirmuar edhe nga burimet e Calciomercato, Milani ka sytë tek mesfushori i Zenit Leandro Paredes.