Çfarë po ndodh? Lionel Messi ka humbur 28 herë topin ndaj Leganes!

Barcelona mbrëm pësoi disfatë befasuese nga Leganes edhe pse në pjesën e parë Blaugranët kishin epërsinë.

Mediat spanjolle shkruajnë se Lionel Messi është fajtori kryesorë për disfatën e Barcelonës.

Argjentinasi luajti mirë gjatë pjesës së parë, por në pjesën e dytë ishte inekzistent.

Statistika e AS tregon se Messi mbrëm ka humbur 28 herë topin ndaj Leganes. Pas argjentinasit një natë të keqe pati edhe Busquets me 16 topa të humbur.

A është kjo arsyeja për humbjen e mbrëmshme?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here