Barcelona është mysafire e Tottenhamit në Wembley në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Dhe, pak ditë para ballafaqimit, skuadra katalane ka marrë një lajm të mirë nga “Spurs”.
Mediat angleze raportojnë se Dele Alli pritet të mungojë kundër Barcelonës për shkak të një lëndimi.
Dele Alli pritet të mungojë deri në një muaj pas një problemi muskulor që e ka detyruar t’i humb disa prej takimeve të fundit.
Mungesa e tij është goditje e rëndë për menaxherin e Tottenhamit, Mauricio Pochetino.