Bottas i dhuron fitoren Hamilton në Sochi, Verstappen heroi i garës

Lewis Hamilton me Mercedes ka fituar garën e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1, garë e zhvilluar në Sochi, duke korrur suksesin e tetë sezonal, fitore që e lejon të hedhë një hap më tej drejt rikonfirmimit kampion bote.

Piloti britanik tashmë ka 50 pikë avantazh karshi ndjekësit më të afërt, gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, që sot u klasifikua në vendin e tretë, pa mundur të rivalizojë.

Ndërkohë që i dyti u rendit finlandezi Valtteri Bottas, që e nisi garën nga pole por në mesin e saj hapi krahun pas urdhërave nga lart, duke luajtur mjaft mirë lojën e skuadrës. Një garë në përgjithësi e mërzitshme, ku Mercedes tregoi se është më superior se Ferrari, duke arritur një fitore të dyfishtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here