Antoine Griezmann tani është objektivi kryesor i Barcelonës pasi që katalanasit kompletuan transferimin e Philippe Coutinho, ka thënë Guillem Balague për Sky Sport.
Qëllimi i katalanasve është sjellja në Camp Nou të dy yjeve botëror dhe njëri prej tyre siç duket do të jetë francezi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann.
Mbetet të shihet se si do të reagojë Atletico Madrid në lidhur me këtë çështje pasi që nëse e shesin Griezmann ata do të forconin një kundërshtar direkt në luftën për titull.