Barcelona është në vendin e parë në La Liga edhe pas fillimit jo të mirë në sezonin e ri.
Tifozët e Barcelonës nuk janë të kënaqur me fillimin e këtij sezoni dhe dëshirojnë ndryshime në skuadër, ndërsa presidenti i klubit, Bartomeu ka bërë të ditur se është i gatshëm për rikthimin e Pep Guardiolës në Camp Nou.
“E di se dëshiron të rikthehet te Barcelona dhe dera e Camp Nou mbetet gjithmonë e hapur për të, pasiqë është një gjeni dhe puntor i madh”, deklaroi Bartomeu.